Një konflikt mes dy familjeve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar me vrasjen e një 27-vjeçari, i cili është goditur me mjet prerës gjatë një përplasjeje që ka eskaluar në dhunë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, kur një sherr mes kushërinjve është përshkallëzuar, duke sjellë plagosjen e rëndë të të riut, i cili më pas ka ndërruar jetë.
Në të njëjtën ngjarje ka mbetur i lënduar edhe babai i viktimës, 57 vjeç, i cili ka marrë ndihmë mjekësore për plagët e marra.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona për hetime të mëtejshme, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.









