-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata merr vendimin për mjekun me tre gra

Kryesoret

Gjykata e Lartë me vendimin e ditës së sotme ka lënë në burg mjekun Dervish Hasi. Ky i fundit akuzohet për shfrytëzim të një minorene për pornografi, të cilën e prezantonte dhe si gruan e katërt.

Në dhomë këshillimi Gjykata e Larte ka rrezuar rekursin e tij për masën e sigurisë që u la ne fuqi nga Apeli i juridiksionit te përgjithshëm me 7 shkurt të këtij viti.

DESHMIA

Dervish Hasi me heret ka deklaruar se kurrë nuk ka bërë ndonjë trafikim me gruan e tij. “Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo pornografi me gruan time (16-vjeçaren). Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg”, ka deklaruar ai.

Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera.

Sipas hetimeve e mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës me vajzën. Mesohet se ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit