Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik 2024. Në një atmosferë festive ku nuk kanë munguar spektakël fishekzjarrësh, kulinari, koncert festiv, Vlora uron për një sezon të mbarë. Çelja e sezonit është bërë në zonën e Lungomares ndërsa gjatë gjithë kësaj jave në Vlore ka patur një sërë aktivitetesh.
Në çeljen e sezonit edhe panair kulinarie me produktet tradicionale, polifoni e valle dhe këngë qytetare vlonjate për të kulmuar edhe me koncertin e madh festiv. Kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha ka uruar për një sezon të mbarë duke e quajtur Vlorën destinacionin kryesor te turizmit.
“E duam Vlorën në festë në 12 muajt e vitit. Ky është misionin ynë. Dua të falënderoj të gjitha ata që kanë punuar 24 orë, kolegët e bashkisë, i gjithë stafi i bashkisë. Ta gëzojmë sezonin veror dhe të kemi të gjithë të lumtur së bashku”, theksoi ai.