-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Rama mbushi stadiumin me patronazhistë, ka përzënë nga vendi shqiptarët

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në Athinë me emigrantë, duke u shprehur se ‘Rama është shkaku kryesor që ka përzënë nga Shqipëria rreth 1 milionë shqiptarë në emigrim’.

Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se sipas tij, “Rama sot duhet t’u kërkonte ndjesë miliona shqiptarëve që i dëboi nga vatrat e tyre, nga shtëpitë e tyre, nga qytetet e tyre dhe nga Shqipëria”.

Edi Rama sot u tall me shqiptarët në Athinë, duke mbushur stadiumin me patronazhistë të paguar, me administratë të detyruar dhe me qindra policë e gardistë civilë të marrë me vete nga Tirana.

Mediat raportojnë se rreth 3000 patronazhistë janë nisur sot drejt Greqisë për eskursion me taksat tona, por edhe të paguar me paratë e korrupsionit të “Rilindjes” për t’u maskuar gjoja si emigrantë në mitingun e sajuar të Edi Ramës në Athinë.”, është shprehur ai më tej.

Ndër të tjera, ai theksoi se ndalimi i shpopullimit është kryeprioritet i Partisë së Lirisë.

Mediat greke bujë vizitës së Ramës: Çfarë tha ‘mysafiri i paftuar’

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit