-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupi i Berishës: Anija ruse u zhdoganua në Durrës

Kryesoret

Grupi i Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha ka kë kërkuar sot nga organet e drejtësisë të nisin hetimet për një anije ruse.

Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD u shpreh se anija është zhdoganuar në Portin e Durrësit më 24 maj 2024, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare që i janë vendosur vendit të saj të origjinës.

“Rasti i fundit është i datës 24 mars 2024, me një anije ruse të nisur nga porti i Rostov on Don drejt portit të Durrësit me nr, OMSKIY-105.

Anija në fjalë është zhdoganuar më datë 26 Mars 2024 me një procedurë të dyshimtë e cila krijon kushtet për kontrabandë.

Dërguesi i produkti, kompania CJSC Red October është një kompani e dyshimtë e cila nuk tregon origjinën e mallit. Ajo merret vetëm me dërgesa nga Rusia drejt vendeve të tjera.

Malli që është shkarkuar nga dogana shqiptare nuk është peshuar sipas procedurave ligjore standarde, por është larguar menjëherë nga porti duke rritur dyshimet për kontrabandë.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve kompetente të nisin menjëherë hetimet për këtë rast” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit