-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me nënën në makinë vrau policin me plumb në kokë! Ende asnjë gjurmë e 23-vjeçarit

Kryesoret

Ditën e djeshme (13 maj), një vrasje e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz të Fierit, një efektiv i forcave shqiponja u qëllua për vdekje teksa po shkonte të merrte shërbimin.

Novruz Cenaliaj 28 vjeç, veshur me uniformën e policit pati një konflikt të momentit me 23-vjeçarin Azgan Mernica.

Dy të rinjtë u konfliktuan fillimisht me fjalë dhe më pas fizikisht, ku shkaku ishte kalimi i rrugës me makinë në momentin që ata ishin shkëmbyer me njëri-tjetrin.

Gjatë sherrin 23-vjeçari Azgan Mernica ka qëlluar me një plumb në kokë efektivin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë burimet thonë se në makinë ndodhej dhe e ëma e 23-vjeçarit, i cili menjëherë pas vrasjes është larguar nga vendngjarja me makinë.

Kush është 23-vjeçari që vrau policin në Fier, edhe i vëllai në burg për vrasje

Azgan Mernica ka lënë makinën tek shtëpia e dajës së tij dhe është larguar nëpër ara, ndërsa policia po bën kontrolle edhe me dron, ndërsa një shpërblim prej 30 mijë eurosh është vendosur ‘për kokën e tij’.

I ati i viktimës është punonjës policie dhe vite më parë gjatë një operacioni ku ai ishte pjesë mbeti një person i vrarë. Por deri më tani policia e përjashton pistën e hakmarrjes.

Për të zbardhur dinamikën e ngjarjes janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në vendngjarje ndërsa janë pyetur dëshmitarë dhe familjarë të të dy të rinjve.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe ministri i brendshëm Taulant Balla, i cili apeloi që autori i vrasjes së efektivit të dorëzohet.

“Përgjegjësia e parë që bie mbi policinë lidhet me identifikimin e menjëhershëm të autorëve. Kam besim se RENEA, forcat kombëtare të sigurisë dhe të gjitha forcat të konkludojnë, dhe këtu dua t’i bëj një thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilit rëndon akuza të dorëzohet.”

Punonjësi I forcave shqiponja në Fier kishte vetëm një muaj që kishte kurorëzuar martesën./F.XH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit