SANKSIONE për KOSOVËN sepse kërkon respektimin e Marëveshjes së nënshkruar në Ohër, duke filluar që nga pika e parë e saj pra NJOHJA e KOSOVËS nga SËRBIA….
NDIHMA e përkrahje SËRBISË, ani pse nuk e nënshkroj dhe nuk e njeh Marëveshjen e Ohrit dhe jo më ta zbatoj atë….
KËRKOHET ngultazi krijimi i Asosiacionit të Komunave sërbe në Veri të Kosovës, duke anashkaluar faktet e mëposhtëme:
1- AFUNKSIONALITETIN e Marëveshjes së Paqes në Dhjetor 1995 në Dayton, me krijimin e një Bosnje-Hercegovine pa bosht thelbësor Shtetëzimi, për shkak të simbiozës oksigjentharëse të Konfederatës Kroato-Myslimane dhe Republikës Srbska, ku kjo e fundit si vasale e Sërbisë dhe e Rusisë agresore, e saboton në çdo dekikë funksionalitetin e B-H dhe me kërkesa ekstreme irredentiste.
2- SËRBIA në surdinë pas hyrjes së KFOR në Kosovë, ndalesës në Qershor 1999 të ecjes së trupave franceze mbi urën e Ibrit në Mitrovicë, i dha vetes të drejtën të vijojë GENOCIDIN ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe prej asaj kohe përpos pamundësisë së rikthikthimit në vatrat e tyre të mijra të përzënëve shqiptarë, edhe 22.000 shqiptarë të tjerë u larguan nga vatrat e tyre në Veri të Kosovës.
3- Në Veri të Kosovës është Ujmari, ujëmbledhësi më i madh për Kosovën si dhe minjera e Kombinati siderurgjik i Trepçes. Të mos harojmë faktin se pasuritë minerale të kësaj treve, shërbenin si kolaterale për borxhet e shumta të Federatës Jugosllave nën drejtimin e Titos…..”Trepçja punon, Beogradi ndërtohet” – thuhej para 1999….
4- Nuk u mjaftua BE dhe Komuniteti ndërkombëtar me marjen e 8.000 ha tokë për “delimitimin e kufirit” Kosovë-Mali i Zi dhe 2.000 ha tokë për “delimitimin e kufirit” Kosovë-Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, por kërkon të shkëpusë edhe 1/3 e teritorit të Republikës së Kosovës në Veri të saj për të plotësuar orekset shoviniste të Sërbisë genocidiste?
5- MIKLIMI i Sërbisë me dhënien e pjesës së luanit nga 6 miliardët e eurove të ndihmës së BE për vëndet e Ballkanit Perëndimor, mos dënimi i agresionit të tyre në Bajnskë në shtator 2023, mbyllja e syve para zgjerimit dhe intensifikimit të lidhjeve ekonomiko-ushtarake, si dhe të ndikimeve Ruso-Kineze në Sërbi, qartazi flasin për dystandartësinë e Diplomacisë së BE dhe jo vetëm asaj, në Illiricum Peninsula.
6- A janë në dijeni Diplomatët e Brukselit dhe të Washingtonit për Betimin që bënë dje ministrat e rinj të Sërbisë:
“Betohem në besnikëri të Republikës Sërbe dhe me nderin tim obligohem që do ta respektoj kushtetutën dhe ligjin, detyrën e antëtarit të qeverisë do ta zbatoj me koshiencë, me përgjigjësi dhe përkushtim, dhe do të jem i përkushtuar në ruajtjen e Kosovës dhe të Metohisë në suazat e Republikës së Sërbisë” !?!?….
Ruajtjen e cilës Kosovë e Metohi, të asaj të kohës së “kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviçit kur Presidenti aktual i Sërbisë Aleksandër Vuçiç ishte ministër i propogandës, apo Gebëlsi i Regjimit gjakatar millosheviçian?!
KOSOVA apo SHQIPËRIA e andej Drinit tashmë është një Republikë e mëvehtësuar prej 17.02.2008…..
7- “E RASTËSISHME” që përfaqsuesi i politikës së jashtme Europiane është Borrell ish ministri i jashtëm i Spanjës dhe përfaqsuesi i BE në bisedimet Kosovë-Sërbi ish ministri i jashtëm i Sllovakisë, Layçak, dy vënde këto të BE që ende nuk e kanë njohur MËVEHTËSINË e Kosovës…..Hegel rastësinë e sheh si pararendëse të domozdoshmërisë.
8- SËRBIA me ndihmesën indirekte dhe direkte të sllavofilëve dhe albanofobëve Perëndihmorë, këmbëngultazi vijon të zbatojë planet e saja hegjemoniste në kurriz të popullit Arbëror dhe të Trevave Arbërore, falë edhe “miopisë” së përkrahësve/dashnorëve shqipfolës të Ballkanit të Hapur në Tiranë, në Shkup e në Podgoricë….
Wake up my Albanian fellows!!!!
POLITIKANËT shqipfolës si dhe ARBËRIT e Trevave Arbërore DUHET sa më parë të unifikojnë mendimet dhe qëndrimet e tyre në mbrojtje të Kosovës, si dhe ata qartazi, këmbëngultazi kudo dhe kurdoherë të punojnë për FAKTORIZIMIN e Arbërve në Trojet Arbërore të 28.11.1912….
KURRË TË MOS PRESIM QË BOTA të na i zgjidh problemet tona…..Fatet e Trojeve Arbërore dhe të frymorëve arbër mbi të janë kryesisht në duart tona…..
TË LARGOJMË DROJËN edhe në këtë rast sidomos në këtë, si nga mëndjet dhe nga qëndrimet tona, po vetëm të jetësojmë thelbin e aksiomës “EYES TO EYES AND TEETH TO TEETH”….
ALEATËT dhe ALEANCAT të vijojmë ti ndërtojmë dhe mbajmë VETËM e VETËM në funksion të ZGJIDHJES së ÇËSHTJES sonë KOMBËTARE, pa bërë më asnjë lëshim e kompromis për hir të PUSHT-SHTETIT…..
SHQIPËRIA dhe SHQIPTARIZMA mbi të gjitha!!!!
IT IS NOW OR NEVER!!!!
Together forever and ever🙏🍀🤝🇦🇱