-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti i ‘prerë’: Serbia të na dorëzojë terroristin Radoiçiç

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Mal të Zi, ka kërkuar nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë terroristin Milan Radoiçiç dhe grupin e tij kriminal që e vranë rreshterin policor, Afrim Bunjaku, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

“Serbia ta dërgojë Radoiciçin në Kosovë dhe grupin e tij kriminal që vranë rreshterin policor, tashmë hero, Afrim Bunjaku”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se marrëdhëniet e mira në rajon janë të domosdoshme.

Kurti në panelin e diskutimit të Samitit që po mbahet në Kotorr “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes”, theksoi se për Kosovën ky plan paraqet mundësi unike për t’i çuar reformat e përpara.

Ai foli edhe për luftën në Ukrainë, e cila, sipas tij, ka sjellë shkatërrime në Ukrainë dhe ka shkaktuar kriza në Evropë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit