Personi në foto është ish-shef i antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, Klodian Shahini i arrestuar më urdhër të SPAK.
Ai në bashkëpunim me drejtorin e Policisë të asaj kohe Henerigert Mitrin, drejtonin aktivitetin kriminal të narkotikëve, në qarkun e Lezhës, ndërsa në bashkëpunim me Preng Gjinin, Mitri organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.
Të dy kanë bashkëpunuar gjithashtu edhe me vëllain dhe kushëririn e deputet Eduard Ndreca, Armando dhe Elvis Ndreca, duke i favorizuar në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit.