Janë bërë publike pamjet nga vendi ku humbi jetën tragjikisht presidenti i Iranit Ebrahim Raisi, ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian dhe personat e tjerë në bord.
Pamjet me dron tregojnë rrënojat e helikopterit të Presidentit Raisi. Në videon e publikuar nga Gjysmëhëna e Kuqe, shihet bishti i helikopterit pranë një pjese toke të djegur në një kodër.
Ekipet e shpëtimit deklaruan se nga aksidenti nuk ka pasur asnjë të mbijetuar.
“Helikopteri i Presidentit Raisi u dogj plotësisht në aksident… për fat të keq, të gjithë pasagjerët dyshohet se kanë vdekur”, tha zyrtari.
BREAKING: Iranian President Ebrahim Raisi was killed in yesterday’s helicopter crash- IRINN Telegram Channel
Reports say that the helicopter hit the mountain before crashing as a result of severe weather conditions and fog.. pic.twitter.com/X07rCWTXRz
— Hananya Naftali (@HananyaNaftali) May 20, 2024