Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalimit në komisionin e Ligjeve u shpreh se po përgatitet një strategji në lidhjej me hetimet për krimet zgjedhore dhe për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.
‘Krimet zgjedhore, unë me stafin kemi filluar përgatitjet dhe në janar do të bëjmë prezent edhe strategjinë që do të ndërtojmë për hetimin e veprave penale për zgjedhjet. Kemi filluar që tani që të punojmë. Gjatë 2023 ka numër në rritje, është trefishuar numri i hetimeve për krimet zgjedhore.’- tha Dumani.