Administrata e Biden mesa duket është kundër vendimit të marrë nga Spanja, Norvegjia dhe Irlanda për të njohur shtetin palestinez.
U përsërit se presidenti amerikan mbështet një rrugë drejt një zgjidhjeje mes 2 shteteve e cila do të vazhdojë përmes negociatave mes dy vendeve.
“Presidenti mbështet një zgjidhje me dy shtete”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për CNN të mërkurën.
Ai beson se një krijimi i shtetit palestinez duhet të ndodhë përmes negociatave të drejtpërdrejta midis palëve, jo përmes njohjes së njëanshme.