-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina rrethon Tajvanin, reagon ashpër SHBA: Tentativë pushtimi

Kryesoret

Tajvani ka mobilizuar forcat ushtarake dhe ka deklaruar se është i sigurt për të mbrojtur ishullin pasi Kina ka nisur stërvitjen 2 ditore.
Stërvitjet vijnë tre ditë pasi Lai Ching-te, mori detyrën si president në Tajvan. Kina, e cila e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e saj ka dënuar fjalimin e Lai-t në inaugurimin e së hënës, në të cilin ai i bëri thirrje Kinës të ndalonte kërcënimet.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit e dënoi aktin dhe deklaroi se ka dërguar forca në zonat përreth ishullit dhe është e sigurt për mbrojtjen e territorit të tij.

Komanda e lartë amerikane i dëno manovrat kineze. Në një deklaratë për mediat, gjenerali amerikan Stephen Sklenka e quajti stërvitjen e ushtrisë kineze një tentativë të vërtetë pushtimi.

“Ushtria Çlirimtare Popullore vazhdon të ushtrojë elementë kritikë të një pushtimi të mundshëm ushtarak të Tajvanit. Unë nuk mund të theksoj për nevojën e një konflikti në rajonin Indo-Paqësor dhe një ndryshim të rendit ndërkombëtar. Ruajtja e rendit ndërkombëtar që ka ofruar paqe dhe stabilitet relativ gjatë 80 viteve të fundit është mjaft i rëndësishëm”, tha Gjeneral-Lejtenant Stephen Sklenka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit