-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta ‘shkund’ Komitetin Kombëtar

Kryesoret

Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar, ndërsa në fjalën e tij Ilir Meta, u shpreh se ata janë në hapat e para të një ringritje shpërthyese dhe të pandalshme, e cila do t’i dalë për zot vendit.

“Jemi në hapat e para të një ringritjen shpërthyese dhe të pandalshme, që PL ti dalë zot vendit në një gjendje kritike.

Titulli i gazetës sllovene ku unë dhashë intervistën, i thotë të gjitha.

Eshte momenti për t’u shkundur të gjithë, sepse ne nuk mund të pranojmë qeverisjen globale, që nuk na sheh si shqiptarë, por si numra dhe statistika.

Nuk është i rastësishëm shkatërrimi i bujqësisë, e blegtorisë, për t’ia bërë jetën të padurueshme që të ikin dhe është pjesë e një agjende për shpopullimin.

Programi jonë, do të bëjë të mundur  që në një kohë të shkurtër, bujqësia, blegtoria dhe fusha të tjerë të ringrihen, e në gjithë Shqipërinë të kemi njerëz që mbështeten nga shteti i tyre, për të jetuar krenarë.

Duhet kudo të jemi në ballë të denoncimit dhe ballafaqimit me krimet që po bën Rilindja.

Çdo bebe që lind, e ka futurën te koka, 4.600 euro borxh. Përshëndes shumë ata drejtues të PL që pop bëjnë më të mirë për të shpjeguar 5 prioritetet. U kërkoj të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë kudo.

Oligarkët sot kontrollojnë gjithçka. Nuk është e drejtë të vazhdohet të minohet pavarësia e Kosovës. Turp i madh për PS-në, për diplomacinë shqiptare që nuk e përmend asnjëherë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Rama nuk e përmend këtë, sepse ai ka agjendë tjetër, atë të shkatërrimit të Kosovën. I patë pamjet, që ai nuk cohet t’i japë dorën kryeministrit të Kosovës. A ka pamje me të shëmtuar? Kurtit bravo i qoftë që ruajti qetësisë” u shpreh Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit