-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzohet amendamenti/ Basha u drejtohet deputetëve të PD-së: Ja futët vetes

Kryesoret

Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend tha se amendamenti i tij mundëson që forcat politike të garojnë me lista 100% të hapura.

Mirëpo amendamenti i propozuar prej tij për ndryshimet në kodin zgjedhor u votua pro nga vetëm 4 deputetë, ndërsa 75 ishin kundër.

“Amendamenti im, mundëson që forcat politike të garojnë me lista 100% të hapura sikur është edhe për pak minuta ligji dhe Kushtetuta me vendim të Gjykatës Kushtetuese, por më thjeshtuar goxha puna nga kartonat që pamë në këtë sallë. Pazari sikur ju thash, pazari është mbyllur me 12 Shtator të vitit 2021 dhe ka thithur brenda vetes, pazari i Berishës me Ramën një nga një të gjithë në këtë sallë, edhe për kullat, oligarkët dhe mediat. Shifrat flasin vetë. Një pjesë prej jush, kjo do të thotë se do ja fusni vetes dhe do ta hani keq. Për shumë kënd e keni merituar, por në lojë është dicka më e madhe. Po cimentoni pushtetin e Edi Ramës në bashkëpunim edhe me ndihmën e Berishës jeni nisur ti dhuroni mandatin e katërt”, u shpreh Basha.

Ai tha që i kishte paralajmëruar që të mos votonin Ramën pasi ky do të ishte fundi i Republikës por nuk besuat në atë gjë.

Në fund Basha tha që po i paralajmëron që të mos votojnë për mbylljen e listave pasi duhet të marrin atë që meritohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit