-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Urgjencë në NATO! Rusia fshin kufirin detar me Estoninë

Kryesoret

Bashkimi Europian dhe NATO kanë bërë reagime të menjëhershme këtë të premte ndaj heqjes së boave demarkuese nga kufiri lumor midis Rusisë dhe Estonisë, një incident që një ditë më parë acaroi më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

Qeveria estoneze tha të enjten se rojet kufitare ruse hoqën në mënyrë të njëanshme bovat që kufizojnë kufirin në lumin Narva.

Në një deklaratë, kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se ajo që ndodhi është “pjesë e një modeli më të gjerë të sjelljes provokuese dhe veprimeve hibride nga Rusia”.

“Veprime të tilla janë të papranueshme”, tha Borrell në një deklaratë.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi në rrjetin X se aleanca ushtarake është “në solidaritet me aleatin tonë Estoninë përballë çdo kërcënimi ndaj sovranitetit të saj”.

Rusia në disa raste ka vënë në pikëpyetje vendndodhjen e afërsisht gjysmës së atyre bovave në lumin Narva, të përdorura për të parandaluar devijimin aksidental të anijeve në ujërat e një vendi tjetër.

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas njoftoi se vendi i saj ende po përpiqet të sqarojë situatën me Rusinë.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Estonisë raportoi se po e trajtonte atë që ndodhi si një “incident provokues kufitar”.

Për gjysmë shekulli Estonia ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe që nga pavarësia e saj në 1991, marrëdhëniet me Moskën kanë qenë të vështira, një situatë që u përkeqësua pasi vendi i vogël u bashkua me BE dhe NATO në 2004.

Këto tensione u theksuan në mënyrë dramatike në vitin 2022 për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, në një konflikt në të cilin Estonia adoptoi një ton shumë kritik ndaj Moskës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit