-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas konfliktit kërcënuan njëri-tjetrin me armë, në pranga 2 persona në Shkodër

Kryesoret

Gerion Trokalaj dhe Alfred Palushaj janë vendosur në prangat e policisë pasi kanë qenë të dy me armë me vete në një lokal ku pas një konflikti kanë kërcënuar njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në Vaun e Dejës por falë ndërhyrjes së policisë është ndaluar përshkallëzimin i mëtejshëm i konfliktit duke i vënë të dy në pranga.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditë e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt të çastit në një lokal në fshatin Bushat, mes 2 shtetasve të cilit kishin kanosur njëri-tjetrin, me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Equal”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në lokal dhe u arrestuan shtetasit G. T., 26 vjeç, banues në Bushat, dhe A. P., 32 vjeç, banues në fshatin Stajkë”, njofton policia.

Janë sekuestruar rma e zjarrit automatik dhe arma e zjarrit pistoletë, bashkë me sasi municioni luftarak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit