-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lushnjë/ Akuzohet se abuzoi me të renë, arrestohet 63-vjeçari

Kryesoret

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 63-vjeçarin L.T., i cili më datë 10 maj të këtij viti, u akuzua nga një 24-vjeçare se e kishte abuzuar seksualisht.

Ngjarja ka ndodhur në Lushnjë ndërsa deri më tani 63-vjeçari ishte proceduar në gjendje të lirë ndërsa ditën e sotme është ndaluar nga unformat blu. Siç bën me dije policia, gjykata e Fierit ka caktuar masën ‘arrest me burg’ deri në verifikimin e akuzave.

“Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 10.05.2024, për referimin e materialeve në Prokurori, nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për shtetasin L. T., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare, bëjmë me dije se:

Pas veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është ekzekutuar urdhri i prokurorit, për ndalimin e shtetasit L. T., 63 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 24.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” njofton policia.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit