28-vjeçari nga Kamza, i identifikuar si Endri Nika raportohet se pasi partnerja e tij 21-vjeçare, Aldorjana Loshi ka qëlluar veten ka shkuar në banesë ku e ka gjetur të pajetë.
Si fillim ai ka fshirë mesazhet që kishte shkëmbyer me efektivin e policisë në telefonin e saj dhe më pas ka telefonuar policinë për ngjarjen e ndodhur.
Babai i 28-vjeçarit mësohet se ishte gjithashtu efektiv policie dhe punonte në të njëjtin komisariat me të dashurën e tij.
Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund ta ketë çuar 21-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.