Policia Kufitare në prag të nisjes së sezonit turistik ka filluar zbatimin e një plani masash për ushtrimin e kontrolleve intensive në të gjithë vijën bregdetare, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit, për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe të rregullave të lundrimit.
Si rezultat i kontrolleve në Durrës janë konstatuar 2 mjete lundruese argëtimi Jet Ski.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se asnjëri prej mjeteve lundruese nuk kishte dokumentacion dhe për këtë arsye Policia Kufitare ka bërë bllokimin e të 2 mjeteve lundruese, si dhe ka ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, secilin nga drejtuesit e tyre.