Mbrëmjen e sotme do të shpallet ekipi kampion i Shqipërisë për këtë edicion futbollistik.
Partizani dhe Egnatia do të përballen mes tyre në finalen e madhe të “Final 4” në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00.
Egnatia nuk e ka fituar kurrë më parë këtë titull. Kurse Partizani kërkon të 18-tën në histori.
“Ultras Guerrils” janë gati të dhurojnë spektakël por edhe tifozët nga Rrogozhina.