-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta të dhunshme në Tel Aviv kundër qeverisë së Netanyahut: Ndaloni luftën!

Kryesoret

Në Tel Aviv kanë shpërthyer përplasjet mes policisë dhe protestuesve. Mijëra qytetarë u mblodhën kundër qeverisë dhe duke bërë thirrje që pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza të kthehen në shtëpi.

Protestuesit mbanin në duar foto të disa ushtareve femra të cilat u rrëmbyen nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit, e të tjerë mbanin pankarta në të cilat shkruanin “Ndaloni luftën dhe ndihmoni njerëzit.”

Sipas raportimeve, ata i bënë thirrje qeverisë që të arrijë një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve. Nuk munguan as thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Në pranga përfunduan 7 persona që morën pjesë në protestë dhe disa u lënduan. Protesta pati edhe në qytete të tjera të vendit përfshirë këtu edhe qytetin-port të Haifas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit