-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sirena alarmi në Tel Aviv, Hamasi lëshon raketat nga Gaza

Kryesoret

Sirena që paralajmërojnë sulme me raketa u dëgjuan në pjesën qendrore të Izraelit, përfshirë Tel Avivin më 26 maj, për herë të parë pas disa muajsh, teksa Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se ka gjuajtur një breshëri raketash nga Gaza.

Krahu ushtarak i Hamasit përgjegjësinë për sulmin, përderisa në Gazën qendrore janë dëgjuar zhurma të lëshimit të raketave.

Ushtria izraelite tha se tetë predha kaluan në territorin e Izraelit, pasi u lëshuan nga qytetin Rafah, në jug të Gazës, ku forcat izraelite së fundi kanë nisur një ofensivë. Ushtria izraelite tha se “një numër” i raketave janë rrëzuar.

Hamasi ka vazhduar të sulmojë me raketa komunitetet përreth Gazës, që kur ka nisur luftën me Izraelin më 7 tetor.

Nuk ka ende informacione për viktima apo dëme nga breshëria e fundit e raketa e lëshuar nga Hamasi.

Lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.800 palestinezë.

Izraeli thotë se po zhvillon ofensivë në Gazë me synimin që të zhdukë Hamasin, i cili udhëheq këtë territor./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit