Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të Francës ku një nxënëse ka goditur me thikë mësuesen.
Mësuese është sulmuar me thikë gjatë orës së mësimit në shkollën e mesme në Maine-et-Loire, në Francën perëndimore.
Gjithashtu 18-vjeçarja pasi ka kryer krimin ka tentuar që të largohet duke dalë nga dritarja.
Mësuesja është plagosur lehtë në fytyrë dhe nuk ka rrezik për jetën.
Siç raportohet sherri ka nisur, pasi mësuesja po debatonte me nxënësen për mungesat që ajo kishte.