Kryeministri Edi Rama e cilëson të domosdoshme rezolutën anti-korrupsion që pritet që të miratohet ditën e sotme në Kuvend. Mori fjalën dhe sulmoi opozitën. Deputetët demokratë reaguan duke u rënë tavolinave në shenjë revolte.
“Janë fantazuar qëllime të fshehta si vendosja nën kontroll e SPAK-ut apo që qenkemi kujtuar pas 10 viteve për të luftuar korrupsionin. JO. Ne jemi në luftë prej 10 vitesh me korrupsionin.
SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen pa kushte të kësaj shumice. SPAK është ilaçi i hidhur, që ose e pi ose vdes. Kush nuk e pi zgjat agoninë e vet dhe tretet sikur po treteni ju në rrugicën e shpresës” tha ai.
LIVE-Debati për rezolutën, Çuçi: Tre pushtetet në një front kundër korrupsionit