-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7 kg kokainë drejt Anglisë, burg për dy kushërinjtë

Kryesoret

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy kushërinjtë që u arrestuan me drogë me 7.3 kilogramë kokainë. Të arrestuarit janë Arjan Doçi dhe Mentor Çuni.

Ata u vunë në pranga pasi në furgonin e tyre u gjetën 7 pako kokainë, me peshë 7.3 kilogramë.

Sipas hetimeve paraprake, sasia e lëndës narkotike ishte nisur nga Italia dhe si destinacion kishte Anglinë.

Fatbardh Çuni është personi, i cili do priste sasinë e lëndës narkotike në Londër. Ai është shpallur në kërkim nga autoritetet dhe po punohet për lokalizmin dhe kapjen e tij.

Pakot e kokainës u gjetën më 24 maj, të fshehura në një vend të fshehtë poshtë sediljes së shoferit gjatë kontrollit me skaner në portin e Durrësit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit