-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ritenderohet ndërtimi i stacioneve të trenit Tiranë-Durrës, ofertat brenda 9 korrikut

Kryesoret

Hekurudhat Shqiptare (HSH) që është autoriteti kontraktor për projektin e rehabilitimit të linjës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e zgjatimit në Rinas njoftoi se ka ritenderuar procedurën që lidhet me ndërtimin e stacioneve të trenit.

Njoftimi u bë në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku tenderi klasifikohet me një fazë dhe kompanitë e interesuara do të kenë mundësi të dorëzojnë një ofertë deri më 9 korrik 2024. Procedura e përshkruar “Punime” specifikon :Ndërtimi i Stacioneve Hekurudhore në Seksionin Tiranë – Durrës, tetë stacione (ritenderimi).

Punimet për stacionet janë një zë i ndarë nga ndërtimi i hekurudhës ku punimet kanë nisur në nëntor 2021 kur nisi edhe zhvendosja e shinave të vjetra. Kompania që po zbaton këtë projekt është INC spa, e cila u shpall fituese në vitin 2020, me një ofertë 69.7 milionë euro.

Në një inspektim të fundit të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u bë e ditur se kanë përfunduar afro 70% e punimeve fizike, si dhe 90% e veprave të artit që janë pjesë e këtij projekti. Gjatë këtij inspektimi administratori i Hekurudha Shqiptare Ergys Verdho bëri të ditur se punimet përfundojnë në mars 2025.

Linja e rikonstruktuar e Tiranë-Durrës do të kalojë mbi linjën e vjetër ndërkohë që shtesë do të jetë pjesa e Tiranë-Rinas, linjë hekurudhore totalisht e re. Sa i takon stacioneve nga Hekurudha Shqiptare është konfirmuar më herët se stacionet ekzistuese do të vijojnë të mbeten në të njëjtat vendndodhje, ndërsa stacionet e reja do të jenë në aksin e ri nga Domje në Aeroportin e Rinasit./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit