Një 55-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në shtëpinë e tij duke përdorur një kallashnikov.
53-vjeçari i identifikuar si Astrit Tota ishte në banesën e tij kur ka ndërmarrë aktin e rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Mihal Grameno”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.05.2024, rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”, ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij, shtetasi A. T., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.