Një 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë për mashtrim. Sipas policisë akuzohet se ka mashtruar disa qytetarë duke u marrë shuma të ndryshme parash me premtimin se do i çonte me kontrata pune në Norvegji.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pakti”.
Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 60 vjeç, banues në Norvegji, për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.