-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS shtyn ngritjen e Komisionit të Posaçëm anti-korrupsion

Kryesoret

Socialistët bëjnë një hap pas. Të paktën për momentin duke mos e përfshirë nesër në seancë plenare ngritjen e komisionit të Posaçëm anti-Korrupsion.

Mazhoranca do të presë edhe dakordësinë e opozitës, e cila deri më tani nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen duke u pozicionuar kundër. Komisioni është konceptuar me 11 anëtarë, 6 nga PS dhe 5 nga opozita.

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi sot votën kundër për arsye se nuk një drafti për këtë komision.

PROJEKTVENDIM

Nr.__/2024

PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT TË POSAÇËM

“PËR THELLIMIN E REFORMAVE PËR MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EVROPIAN”

Në mbështetje të neneve 7, 77.1, 78 dhe 80.3 të Kushtetutës dhe të neneve 24 e vijues të Rregullores së Kuvendit, si dhe në zbatim të Rezolutës së Kuvendit të datës 27.05.24, me propozimin e një grupi deputetësh,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

I. Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

II. Komisioni i Posaçëm në zbatim të rezolutës së Kuvendit “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, me synim: 1) përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, 2) thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe 3) forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit, duke patur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit