Pas përfundimit të këtij edicioni të Big Brother VIP, disa hatërmbetje mes banorëve ngelën brenda shtëpisë, ndërsa disa të tjera vazhdojnë ende, të pasqaruara.
Ditën e sotme një postim i ish-banores, Roza Lati në Instastory ka tërhequr vëmendjen, pasi është kuptuar si një ‘thumb’ për ish-banoren tjetër Françeska Murati. Françeska ka qenë mjaft e komentuar dhe do të mbahet mend në “BBV3” për veshjet e saj të kushtueshme që arrinin shifrat e disa mijë eurove. Duket se mosmarrëveshjet me Rozës dhe Françeskës vazhdojnë ende pasi në postim shkruhet:
“Veshja vlen po aq sa zonja që e ka veshur. Mund të visheni me marka, por nëse nuk jeni zonjë në shpirt, nuk do të jeni kurrë njeri i bukur.”