-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nëse më bëni edhe njëherë kryeministër do ul taksat

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon që nga arresti në shtëpi të shpalosë programin e PD-së për zgjedhjet e ardhshme. Ai ndërhyri online gjatë një tryeze në selinë blu për të premtuar uljen e taksave nëse vjen e djathta në pushtet.

“Është programi më i mirë që është paraqitur ndonjëherë për ekonominë e këtij vendi dhe për shoqërinë. Ju përgëzoj për guximin që keni treguar në përcaktimin e objektivave dhe ju garantoj se jeni plotësisht realistë në objektivat që ju keni përcaktuar. Fuqia e lirisë është magjike. Tejkalon imagjinatën tonë dhe ne këtu këtë do kemi boshtin kryesor të reformës sonë ekonomike.

Gjithçka ju keni paraqitur garanton lirinë ekonomike të shqiptarëve, konkurrencën e ndershme, duke derregulluar infrastrukturën ligjore aktuale dhe vendimeve të ekonomisë për t’i dhënë asaj frymëmarrjen që meriton. Ndaj dhe derregullimi është një proces i cili kërkon nga ekipi juaj të studiojë çdo rregull burokratik, korruptiv që kjo qeverisje ka marrë apo ka vendosur, dhe të përgatisim të gjitha aktet derregulluese për t’i dhënë lirisë ekonomike hapësirat maksimale që meritojnë.

Ne jemi parti e taksave të ulëta dhe ju e keni pasqyruar shumë mirë këtë. Kam një sugjerim të guxojmë të prekim tabutë dhe tabu është TVSH-ja. Unë jam që të mos ngurojmë. Nuk jam për përshkallëzime por jam për një ulje prej 25% të nivelit aktual të saj.

Po ju rikujtoj një moment kur në vitin 2005 vendosëm taksën e sheshtë më të ulët në Europë, e dyta më e ulët ishte, në mos gaboj, tek 17%, e Sllovakisë, FMN një partner i çmuar, pothuaj ngriu marrëdhëniet me ne, në kuptimin që, siç e themi ne shqiptarët “po të doli djalë e kemi bashkë, po doli vajzë e ke për vete” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit