Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Liosias në Greqi. Autoritetet janë lajmëruar nga fqinjët pasi ata raportuan se po vinte një aromë e keqe nga banesa.
Menjëherë policia ka mbërritur dhe ka gjetur në oborrin e një banese trupin e një personi të djegur.
Pranë trupit të djegur të të moshuarit është gjetur edhe i biri, i cili është vënë në pranga.
Ende nuk është e qartë nëse i moshuari është vrarë nga i djali edhe pse një nga fqinjët ka dëshmuar se i moshuari kishte treguar se i biri e rrihte.
Sipas dëshmisë së një fqinji në median greke, i moshuari kishte thënë se i biri po e rrihte, ndërsa era ishte e fortë që nga e marta.
“E shihja të moshuarin që hynte dhe pastronte. Ai ishte rreth moshës 80-85 vjeç dhe djali rreth 60-65 vjeç. U grindën, i moshuari i kishte thënë një fqinji se i biri po e mërzit. Djali është profesor, është i arsimuar. Shtëpia e tyre ishte konfiskuar dhe kishte ardhur edhe pronari dhe për 2-3 ditë do t’ia dorëzonte”, tha ai.