-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ahmeti: Qeverisja ‘monoetnike’ VMRO-VLEN rrënon Marrëveshjen e Ohrit

Kryesoret

Partitë e Frontit Evropian, që udhëhiqen nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e miratuan të dielën në Tetovë, siç e quajtën ata, një deklaratë kundër “qeverisjes monoetnike” në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se shumica e re parlamentare mes partisë fituese të zgjedhjeve, VMRO DPMNE, dhe koalicionit VLEN, i cili përbëhet nga katër parti shqiptare, “nuk përfaqëson legjitimitetin” e shqiptarëve nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN pritet ta formojnë Qeverinë e re maqedonase në javët në vijim.

Në zgjedhjet e majit, Fronti Evropian – në përbërjen e të cilit janë edhe katër parti të entiteteve tjera – i fitoi 18 deputetë, katër më shumë se VLEN.
Ahmeti pretendon se në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut gara zhvillohet ndërmjet partive të dy grupeve më të mëdha etnike dhe se fituesit e zgjedhjeve te komuniteti maqedonas dhe ai shqiptar duhet t’i formojnë institucionet e reja.

”Konstatojmë patjetërsueshmërinë e zbatimit të demokracisë konsensuale në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut… Partnerët e koalicionit qeverisës duhet të përcaktohen nga vullneti politik i dy komuniteteve më të mëdha në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe përfaqësuesve legjitimë të komuniteteve të tjera të shprehur në zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Kjo është e drejtë zakonore e zbatuar në vendin tonë, që mundëson legjitimitet, demokraci funksionale, kohezion shoqëror, konsensualitet dhe përfaqësim të drejtë në vendimmarrje”, ka tha Ahmeti duke e lexuar deklaratën e miratuar nga partitë e Frontit Evropian.

Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit