-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koha për t’u kthyer në shtëpi

Kryesoret

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” i drejtuar nga Alket Veliu në datë 12 Qershor në orën 18:30 paraqet në kinema “Millenium” në Tiranë premierën “Koha për t’u kthyer në shtëpi”.

Një film dokumentar me skenar dhe regji të Admirina Peçit kushtuar gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri në vitet 1944-1945.

Politikat greke janë të hartuara dhe konsoliduara, nuk janë ngjarje rastësore. Krimet e kësaj kohe janë të paimagjinueshme. Ka 170 fëmijë të vrarë të hedhur në një përrua” shprehet Irakli Koçollari.

Rreth 30 mijë mes dy luftërave botërore llogariten që të jenë dëbuar” thekson historiani Pëllumb Xhufi. Dëshmitarët rrëfejnë masakrat që kanë parë me sy. “Paramitia u kthye në një thertore” thotë Hajredin Isufi.

Historiani Beqir Meta shprehet se Greqia “i paraqitni të gjithë çamët sikur ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, që është krejtësisht absurde dhe e pavërtetë”.

Për shkak të urisë kanë vdekur rreth 2755 persona” deklaron studiuesi dhe historiani Hasan Bello.

Për diplomatin Shaban Murati është mjaft e qartë. “Kjo është një çështje politike, këtu janë të gjithë fajtorë, të gjitha regjimet, pa përjashtim”.

Dëshira ime më e madhe ishte të isha në shtëpinë time, atje” thotë me lot në sy dhe zërin që i dridhet njëri nga shqiptarët e Çamërisë që u dëbua.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit