Komisioni Hetimor për sistemin TIMS ka nisur pasditen e sotme marrjen në pyetje me dyer të mbyllura të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla. Më pas do ta ketë rasdhën Muhamet Rrumbullaku, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Ervin Muça, ish-Drejtor i Departamentit IT në Policinë e Shtetit. Në mbledhje pritet që të jenë vetëm deputetët që kanë certifikata sigurie.