-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sektorët e ndërtimit dhe të turizmit ofrojnë hapësira për biznese

Kryesoret

Ekonomia e vendit është duke rritur vit pas viti përqendrimin ndaj sektorëve të ndërtimit dhe të turizmit, të cilët janë duke ofruar më shumë hapësira për biznes.

Të dhënat e INSTAT ne “Regjistrin e ndërmarrjeve 2023” tregojnë se sektorët e ndërtimit, hoteleve, teknologjisë së informacionit dhe aktiviteteve te tjera financiare tërhoqën pjesën më të madhe të ndërmarrjeve të reja që u hapën në vitin 2023.

Vitin e kaluar numri total i bizneseve arriti në mbi 130 mijë, ku 5116 prej tyre ishin të reja të hapura në vitin 2023.

Zgjerimin më të madh në numër e kishte aktiviteti “Punime të specializuara ndërtimi” me 548 biznese të reja ose me një rritje vjetore 18%.

Kjo kategori përfaqësohet nga biznese të vogla që nën-kontraktohen nga ndërtuesit për profile të ndryshme punimesh. Ndërmarrjet e reja në këto aktivitete të ndërtimit zunë 10.7 % të totalit të bizneseve të reja që u hapën më 2023. Në këtë aktivitet u numëruan gjithsej 3527 biznese vitin e kaluar nga 2979 në vitin 2022.

Aktivitetet e akomodimit ishin të dytat për numrin e madh të bizneseve të reja me 512 të tilla më shumë në vitin 2023, me rritje vjetore mbi 23 %. Sektori i akomodimit po zgjerohet me ritme të shpejta vitet e fundit prej zhvillimeve pozitive në turizëm.

Vitin e kaluar numërohen gjithsej 2517 hotele dhe bujtina nga 2005 të tilla më 2022. Bizneset e reja hoteleri zunë 10 % te bizneseve që u hapen rishtas vitin e kaluar. (lexo KËTU shkrimin e plotë)

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit