-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edhe Shqipëria përballë, Bonuci: Itali ka grup ferri

Kryesoret

Italia është duke përgatitur detajet e fundit para startit të Euro 2024.

Axurrët janë pjesë e Grupit B së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë duke formuar kështu një nga grupet më të zjarrtë të këtij Europiani.

Ish-mbrojtësi Leonardo Bonuci, thekson se kombëtarja e tij është në një “grup ferri” ndërsa shtoi se nuk mund të parashikojë nëse Italia do t’ia dalë të përsërisë suksesin e Europianit të fundit.

“Italia është në një grup jashtëzakonisht të fortë dhe të rrezikshëm. Por, nëse brenda organikës gjehet “kimia” e duhur atëherë i kanë të gjitha shanset për t’ia dalë mbanë.

Nuk e di nëse kjo kombëtare mund të përsërisë suksesin e Europianit të kaluar, por jemi të gjithë në mbështetje të trajnerit Spalletti dhe lojtarëve.

Pas zhgënjimit ku nuk mundëm të kualifikoheshim në Kupën e Botës, tani duhet të jemi të bashkuar me qëllimin e vetëm për të mbështetur pa kushte kombëtaren”, u shpreh Bonuçi.

Italia e nis rrugëtimin e saj në Europian më datë 15 qershor në ndeshjen ndaj Shqipërisë. /Supersport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit