-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pronari vrau recepsionistin, kush e njoftoi policinë? Dyshimet

Kryesoret

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, njoftimin në polici dyshohet se e bëri një turiste

Një turiste dyshohet se ka bërë njoftimin në polici, lidhur me vrasjen e Eraldo Nevruzit.

Gazetari Elton Nika raporton se sipas informacioneve të policisë, turistja ka dëgjuar zhurmën e armës dhe ka njoftuar policinë.

“Mund të themi që ka një tjetër detaj, pikërisht, referuar informacionit të ardhur në polici, duket se ka ardhur pikërisht nga një turiste, dhe kjo mund të jetë ajo që mund të ketë dëgjuar zhurmën e armës, çka mund të ketë sjellë dyshimet e saj dhe mund të ketë bërë njoftimin në polici”, raportoi ndër të tjera gazetari Nika.

Trupi i recepsionistit është gjetur pranë përroit të Gjipesë në Vuno, në një zonë te quajtur edhe si gurore.

31-vjeçari Nevruzi u ekzekutua me armë zjarri nga Gerald Shehu, bashkëpronari i hotelit ku ai punonte si recepsionist.

Autori Gerald Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba. Më pas, ai i ka kërkuar dy punonjësve të tij, Daniel Qose dhe David Larti një qese për ta vendosur trupin e pajetë në bagazhin e makinës.

Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa Gerald Shehu e ka qëlluar dy herë me arme zjarri tek shkallët e hotelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit