Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me sigurinë në plazhe.
Balla në postimin e tij përgëzon Policinë e Shtetit dhe Njësive Policore detare nga Ksamili deri në Velipojë, për reagimin në kohë ndaj rasteve të shkelësve.
Gjithashtu ai shprehet se nxit publikun që të denoncojë çdo rast që mund të evidentojë në shkelje të sigurisë.