-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam Taulant Balla”! I zhvati 100 mijë euro biznesmenit, mashtruesi kapet në Rinas

Kryesoret

Arrestohet Argen Hoxha 35-vjeç. Ai u kap në momentin që po tentonte të arratisej nga Rinasi. Policia dyshon se Hoxha ishte i përfshirë në zhvatjen e biznesmenit Flamur Rrushi. Pas skemës qëndron super-mashtruesi në kërkim Florian Gjergji.

Sipas burimeve mediatike, bazuar tek policia, biznesmenit Flamur Rrushi i dërguan një mesazh në celular me kërkesën për t’i dhënë 100 mijë euro duke iu prezantuar si ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Pas disa bisedave, biznesmeni i kompanisë së transportit ndërkombëtar të mallrave, sipas udhëzimeve nga personi që mendonte se ishte ministri Balla, i dorëzoi paratë tek një taksist në Tiranë. Kur kuptoi se numri me të cilin kishte biseduar nuk ishte i ministrit, biznesmeni denoncoi në polici.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit