Një shqiptar i kërkuar në Itali për të vuajtur dënimin e tij për përfshirje në trafikun e drogës është arrestuar në Britaninë e Madhe.
42-vjeçari Besnik Zekthi ka dalë dje nga Gjykata e Magjistraturës së Westminsterit për të nisur procedurat e ekstradimit.
Ai nuk pranoi të ekstradohej dhe u dërgua në paraburgim.
Këtë muaj do të zhvillohet një seancë tjetër ku do të shqyrtohet një kërkesë për lirimin me kusht të tij.