-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu: KQZ duhet të shpallë urgjentisht zgjedhjet e parakohshme në Himarë

Kryesoret

Kreshnik Spahiu ka reaguar pasi Fredi Beleri edhe pse ndodhet pas hekurave në burgun e Fierit, ku vuan dënimin e drejtësisë shqiptare për shitblerje votash, siguroi një vend në Parlamentin Evropian, si eurodeputet i forcës politike të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, Demokracia e Re.

Përmes një reagimi në Facebbok, Spahiu shkruan se KQZ duhet të shpallë urgjentisht zgjedhjet e parakohëshme në Himarë sepse Beleri ka konflikt interesi dhe nuk mund jetë i zgjedhur në dy organe njëkohësisht.

”Fredi Beleri u zgjodh Eurodeputet. KQZ duhet të shpallë urgjentisht zgjedhjet e parakohëshme Himarë sepse Fredi Beleri ka konflikt interesi dhe nuk mund jetë i zgjedhur në dy organe njëkohësisht.

Beleri s’mund jetë Eurodeputet dhe Kryetar Bashkie në Himarë. (Kushtetuata e Shqipërisë) P.S. Ligjërisht zgjedhjet duhet ishin shpall një muaj më parë, që kur Mikotakis e zyrtarzoi listën e eurodeputetve)”, shkruan Spahiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit