Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar liderin e opozitës turke.
Pas takimi të zhvilluar mes tyre, Meta u shpreh se e ka uruar Ozel jo vetëm për zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie historike por edhe për fitoren mbresëlënëse të opozitës në zgjedhjet e fundit vendore.
Gjithashtu ai tha se të dy ndanë vlerësimin e përbashkët së marrëdhëniet e forta të miqësisë midis vendeve dhe popujve kërkojnë një përkushtim të përbashkët e të pandalshëm bazuar mbi vlerat më të mira tradicionale, demokratike dhe europiane.