Anëtari i kryesisë së PD Belind Këlliçi në një deklaratë për media ka njoftuar se protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës do të zhvillohet të premten.
Këlliçi u bën thirrje qytetarëve që në orën 12:00 të marrin pjesë në protestën para bashkisë. “Asgjë nuk na ndal më në luftën e drejtë dhe fitimtare për ta kthyer edhe bashkinë në normalitet dhe legalitet”, tha Këlliçi.
Ai u shpreh gjithashtu se aksioni i tyre do të vijojë sepse kauzat fitohen me qëndresë.