-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Deputetët zengjinë kishin marrë rrugën e Gjermanisë

Kryesoret

Salianji i shikonte deputetët me kërshëri studimore. I ulur në qoshe të kafenesë , i thërriste një nga një sidomos ata që shfaqeshin të qetë e të patrazuar. Ajo bunacë e pezmatonte, dallgët i bënin derman.

Secilit i ofronte shqetësimin që i mungonte. Pas bisedave më të ai që vinte i gëzuar kthehej i murretyer, paqartësia i shndërrohej ne hall, mendimi ne faj, rehatia ne vuajtje, dyshimi në bashkëudhëtar, siguria behej hi e pluhur, i afërti dukej i largët.

Gjithesa e bënte duke lëshuar hukama gazi e kënaqësie. Atij që kërkonte faljen e këshillonte që hakmarrja është udha, kujtdo që lypte gjumë i jepte ilaçe pagjumësie, kush kishte etje e qeraste me kripe! Kush pyeste për receta dobësimi e mësonte qysh të shëndoshej. Dikë e vinte në liste lart, një tjetër e ulte poshtë. Nja 20 nga të Ps-së u binden që nuk do jenë pasi u dha arsyet pse madje ju gjeti dhe zëvendësuesit që të ndiheshin mirë e të motivuar në vazhdim.

Po ç’ bën kështu o njeri i mirë e pyes! Eh more i uruar mu gjegj “politika është biznes konflikti” dhe vët vët i dallashonte gjërat qerrata dhe sytë i shkëlqenin si një shknjalle a dreqage në agim.

Doktor Tritani në intimitet me veten po gjerbte një kafe i gëzuar pas marrjes së vulës. Pat një ankth , mbase drojë e natyrshme gjirokastritesh se mos dikush i ulej aty. Do i duhej të hiqte një kafe plus por askush nuk e bezdisi. Në fund pagoi veç një. Me një ndjenë lehtësie na përshëndeti bujarisht.

Bledion Nallbati dukej si një kalores që i varej koka dhe këmbët nga boshllëku. Një pështjellim si dron i vërtitej mbi aurë. Mungesa e Mamices prej tij ishte përjetuar si qefin. Kjo është jetë nallane e viranë shfrynte si gjyryk. Asgjë nuk ja qetonte dalldinë. Çdo plagë do melhemin e vet. I thoja pi ndonjë gjë! Ai- nuk me pihet! Cimbis ndonjë gjë! Ai- nuk më hahet. Shafran me duket Bota , i zi qielli dreqër të gjithë ju bashkë rënkonte.

Gaz Bardhi Lideri në perspektive po e shihte vënger dhe tundte kokën duke thënë “ vapë ka lojtur nga fiqiri, duhet thirrur Bernard Banushi shikimet e vengerta të të cilit bëjnë esëll edhe më të pirin”

Sipër mbi koke na rrinte televizori prej të cilit shquhej Ermua që drejtonte me grusht të hekurt si në një luftë klasash. Një gëzim i egër i rrinte mbi ballë si puçërr sa here i cungonte dikujt një të drejtë. Nuk lë rast e uruara pa dëshmuar që ç’është keq mund të bëhet edhe me keq, se çfarë është mirë prishet sa hap e mbyll sytë, ndaj gëzohuni asaj që kini.

Deputetët e opozitës ishin të paktë. Mungesa e Kryezevendes Liderit Muli si pasojë e ndëshkimit u kishte rënë të gjithëve si e dehura në stomak e krye. Ata mendonin ai kryqëzohet për kauzën tone dhe ne rrime e kapardisemi si bimbasher këtu dhe kjo nuk na ka hije. Por ai si një Hyqymet zemergjërë kishtë thënë sakrifica është misioni im, rutina dhe përditshmja i juaji.

Shefe Albana dhe Shef Oerdi dukeshin hijerënde e solemn si koha në një përpjeke për të shfaqur autoritet por edhe xhentilesë të përmbajtur njëkohesisht. Mos prania fizike e Kryezevendes Liderit ne , mua të parit, zëvëndes liderit e vegjël na shtyn në ngasje, në kaplim vesi, në yshtje dhe garë të dukuri. Ndërsa e kundërta na tregon jorganin për të shtrire këmbët, tavanin ku ndalet koka dhe sensin racional të hierarkisë.

Deputetet zengjinë kishin marrë rrugën e Gjermanisë për të parë ndeshjet ne fakiret mbeme këtu si kukudher. Toni Gogu me ndenji rëndë dhe mvrenjtej gjithnjë e më shumë që ti dilnin rrudhat në pah. Ai nuk e di që Babua i ka zët ata që kanë rrudha shumë në kokë sidomos. Suksesi qëndron tek mungesa e tyre dhe të shtirurit sikur ato janë. Bela edhe pse nuk e kishte Taon në krah atë bahçevan qyfyresh dukej sikur po i shijonte shumë vetmia dhe boshatisja e përgjithshme.

Me gjase po përgatitej shpirtërisht për përqafimin e madh me xha Namikun në darke në 83 vjetorin e PPSH. Gjeneral Kollçaku foli por pas çdo fjalie kishte dilemën , “po pse nuk është më mirë të hesht?”! Nasipi me uroi për vulën. I thashë ta shpërblefsha njësoj. Petrua nuk e humbi rastin të sillej si një debatikas i vërtetë.

Ismet Beqiri me sy të zgurdulluar ëndërronte një hije mani në Mallakaster tek degjonte kemboren e cjapit me një putir e një sy gjumë! Bujari i Lushnjës hapte me gojë dhe i kendej një shalqi ta çante vetë në mes të ares. Evis Kushi buzeqeshte në kerkim të një kauze. Olta është gjithnjë e më e luntur në fund sesa në fillim të dites.

Majkos çdo ditë që kalon i zvogëlon sasinë e mendimeve. Dje gjindej pa to. Po Jorushi i Tabakeve mes unit dhe realitetit çfarë zgjedh? Dikush tha Gaz Bardhin Gaz Bardhin ! Mua askush nuk me do vetëm Bora çoku me hedh ndonjë shikim të dhëmshur meshirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit