Ditën e djeshme 48-vjeçari Surja Sinani u ekstradua nga Greqia në Shqipëri.
Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar 48-vjeçarin me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në vitin 2014 ai në bashkëpunim me disa persona të tjerë transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa me peshë totale rreth 837 kilogramë.
48-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.