Pasditen e djeshme në autostradën Bolzano në Itali u arrestua 41-vjeçari shqiptar banues në Lombardi.
Gjatë një kontrolli në kabinën e pagesës së autostradës Bolzano në automjetin e tij iu gjetën 10 pako të mbushura me vakum me 5.5 kilogram marijuanë.
Oficerët e policisë e identifikuan 41-vjeçarin pasi ai kishte një histori të trafikut të drogës.
Droga e sekuestruar ishte e destinuar për tregun e Tirolit të Jugut, do të kishte vlerë rreth një milion euro.