Edhe pse duhen më pak se 24 orë nga sfida e parë e kombëtares përballë Italisë, tifozët kuq e zi kanë pushtuar që tani sheshet kryesorë në Dortmund.
Atmosferë, këngë, valle dhe entuziazmi në maksimum është doza e duhur e adrenalinës për të nisur sa më mbarë këtë evropian dhe ashtu siç dinë të bëjnë vetëm tifozët kuq e zi.
Nesër pritet që afro 50.000 tifozë shqiptarë të mbushin “Signal Iduna Park”, në Dortmund.