Zjarrëfikësja e Sarandës ka arritur që të shuaj zjarrin që kishte gjasa të përfshinte dhe hyrjen e një pallati.
Zjarri ka rënë në bodrumin e pallatit, pasi banorët i kanë vendosur flakën mbeturinave në bodrumin e pallatit.
Gjithçka nisi me qëllimin për të djegur mbeturinat, duke mos e parashikuar se zjarri do të merrte përmasa të tilla.